MC Kresha është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kresha është anëtarësuar në një tubim të kësaj partie në këtë qytet ku përveç tij kësaj partie ju bashkuan edhe 1598 anëtar të rinj.
Lajmin që MC Kresha i është bashkuar PDK e ka bërë zyrtarë, Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi në Twitter, i cili më parë ka bërë muzikë rap.
“Edhe zyrtarisht, #TavnikCitysFinest @ShemsiKreshta anetaresohet ne #PDK. Bashke me te edhe 1598 te rinj e te reja te Mitrovices. #krenar”, ka shkruar ministri Krasniqi, transmeton express.
Por, nuk është vetëm MC Kresha artisti që sot ju bashkuaj partisë më të madhe në vend, pasi që PDK –së sot në Mitrovicë i është bashkuar edhe aktori Mirsad Ferati i cili ushtron edhe detyrën e drejtorit të Teatrit të Qytetit të Mitrovicës.
Ferati ka postuar edhe një fotografi me librezë të anëtarësimit të PDK-së përderisa ka shkruar në status.
“Nga sot, zyrtarisht jam pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Respekt!”.