Ermela shfaq linjat e trupit“Në fakt ekrani është një kapitull i mbyllur për mua. Puna në televizion ka shumë bërryla, dhe unë nuk preferoj të bëj një jetë të tillë, ndaj kam vendosur përfundimisht të heq dorë nga një ambicie e tillë”. “E di shumë mirë që e bëj shumë mirë atë punë, por tani aspiroj për një punë në administratë dhe me orar, dhe që në profesionin tim, pikërisht shkenca sociale, degë për të cilën jam diplomuar”, ka thënë ajo. Por ato që lënë më shumë përshtypje se sa prononcimet e saj janë fotografitë e publikuara, ku Ermela duket duke pozuar në plazh, në disa poza e vetme dhe në disa me të dashurin e saj. Shijoni këto pamje, pasi Ermelën nuk do të keni rast ta shihni shpesh nëpër mediume. /Telegrafi/ |