Wednesday, June 12, 2013

Ftesë për pjesëmarrje në trajnime (për studentët e F. Ekonomik, Filozofik, Filologjik, Mjekësisë dhe Shkencave Sportive)

 I/e nderuar, 

Ftoheni të merrni pjesë në trajnimin e radhës të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës me temat: 

“Si t’i qasemi tregut të punës” - 17 Qershor 2013 (e hënë) në ora 14:00h
“Përpilimi i CV-së dhe letrës motivuese“ - 18 Qershor 2013 ( e martë ) në ora 14:00h
“Përgatitja për intervistë të punës” - 19 Qershor 2013 (e mërkurë ) në ora 14:00h


Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit? 

Gjatë këtyre trajnimeve do të shtjellohen në aspektin praktik çështjet që ndërlidhen me proçesin, qasjen në tregun e punës, përpilimin e CV dhe letrës motivuese dhe përgatitjes për intervisten për punë:
- Metodat e qasjes ndaj tregut të punës, ndërtimi i rrjetit të kontakteve dhe rëndesia e punës praktike.
- Përpilimi i CV dhe letrës motivuese, pajisje me format elektronike të CV-së dhe letrës motivuese si dhe këshilla profesionale rreth përpilimit të CV-së dhe letrës motivuese. 
- Përgaditja për intervistë pune, njohja me metodat e reja të intervistimit, aplikimi i intervistimit online, pyetjet e mundshme në intervistë, llojet e intervistave etj. 


Kujt i dedikohet trajnimi i tillë? 

Të gjithë studentëve të Fakultetit Ekonomik, Filozofik, Filologjik, Mjekësisë dhe Shkencave Sportive që të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimet që organizon Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës.


Informata shtesë: 

Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni direkt në zyret e QZhK-së ose duke dërguar aplikacionin në e-mail adresën shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu

shkarko aplikacionin  http://qzhk.uni-pr.edu/Lajmet/Ftese-per-pjesemarrje-ne-trajnime-(per-student-(2).aspx

Adresa: 
Qendra për Zhvillim të Karrierës
Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, kati-I, Prishtinë, Kosovë.