Sunday, June 30, 2013

Shokuese - Ylli serb mikson ezanin në këngën e saj (Video)


 

Shokuese - Ylli serb mikson ezanin në këngën e saj (Video)


Pop ylli serb, Jelena Karleusa, ka mbajtur një koncert më datë 15 qershor në Usce dhe ajo që vërehet në këngën “Duboko Ranjena” mund të jetë një fakt shokues për botën islame.Kënga “Duboko Ranjena” (në shqip "Plaga e Thellë") e cila ishte një prej këngëve që duhej të performonte këngëtarja në Usce, në titull mban parashtesën “arabic mix”, por në fakt kënga fillon me ezanin që është thirrje për lutje e që këndohet në xhamitë muslimane.
Ende është e pa kuptueshme se si mund të ketë marrë të drejtën Karleusa që të shfrytzojë pjesë të ezanit që dalin nga libri i shenjtë i muslimanëve.
Mediat serbe raportojnë po ashtu se Karleusa në po këtë koncert nuk përjetoi momente të mira, pasi ai dështoi për shkak të zërimit dhe ndriqimit të keq.

Gjykoni edhe vet, nga video më poshtë...