Saturday, June 22, 2013

Noizy,luftë e fjalëve mes tij dhe këngëtares Altuna Sejdiu.

Tuna dhe Noizy
Tuna dhe NoizyNjë status në rrjetet sociale i reperit nga Shqipëria, Noizy, ka mjaftuar për të ndezur luftën e fjalëve mes tij dhe këngëtares nga Maqedonia, Altuna Sejdiu.
“17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë kështu, apo një këngë një herë në shekull”, ka shkruar Noizy, ndërsa si përgjigje ka marrë një postim të Tunës me këngën e fundit të Unikkatil.

“Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe dështim, pumplex”, ka shkruar shkupjania në Facebook.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i Noizyt, cili në Twitter ka postuar një fotografi të Tunës me mbishkrimin: “Pse më duket shumë kurvë kjo mua?”. Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka fshirë foton brenda pak minutash, transmetonBalkanWeb.
Dy këngëtarët kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në emisionin “E Diell”, ata kanë realizuar një këngë së bashku dhe madje reperi kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Mirëpo, ata janë bërë rivalë pas lidhjes së Tunës me Cozman, i cili i takon labelit “Babastars”. Kujtojmë që kënga “Fenix” është punuar pikërisht nga lideri i labelit, Getoar Selim