Friday, June 14, 2013

Për provime! A e kam emrin ne listë? Në sa ora dhe në cilën sallë e kam provimin?(afati i Qershorit-Bachelor 2013)

Këto informata mund ti gjeni ne web faqen e fakultetit (http://ekonomiku.uni-pr.edu/) nën vegzën >> Shpallje te pergjithshme>> Bachelor, ku shihet vegza për orarin e provimeve me listat përkatëse, orën dhe sallën e provimit.

-Hapi i parë, shikoni orarin e provimeve dhe zgjedhni datën e provimit.

-Hapi i dytë, duhet të hulumtoni nëse e keni emrin në listën e provimeve duke klikuar në datën përkatëse, provimin përkatës dhe departamentin gjegjës. Nëse nuk e keni emrin në listë duhet të paraqiteni menjëherë në administratë për të evituar këtë problem (afati I fundit është tre ditë të punës para mbajtjes së provimit ) .

-Hapi I tretë , gjeni orën dhe sallën e provimit në shpalljen e fundit të datës së provimeve që mbahen të njëjtën ditë. Kjo informatë është në një link për të gjitha provimet e ditës së njëjtë.

Verejtje:
1.Per te hapur informatat ne lidhje me listat duhet te keni te instaluar Programin Winrar te cilin mund ta shkarkoni permes linkut http://www.rarlab.com/download.htm