Rubrika Bizzare në The Sun e ka hapur këtë sondazh me një artikull interesant, ku vet Rita shprehet se nuk ka vithe më të mira se sa Rihanna.
“Jam lodhur duke më krahasuar me Rihannan. Ajo është fantastike, por ne jemi shumë ndryshe”.
“Së pari, unë jam një vajzë nga lagjet e Londrës lindore dhe ajo është një vajzë ishullore. Po ashtu, vithet e saj janë më të mira se të miat”, ka theksuar Rita.
Sidoqoftë, The Sun nuk është ndarë i kënaqur dhe ka hapur një sondazh se kush ka vithet më të mira. Deri në ora 17:00 kanë votuar rreth 6000 persona, ku me 52 për qind të votuesve mendojnë se Rihanna ka vithet më të mira se Rita, e cila deri në këtë moment ka 48 për qind të votave.
Dhe, pas publikimit të raportit nga Telegrafi dhe pasi u kemi bërë thirrje shqiptarëve të votojnë Ritën në këtë konkurrs bizar, bukuroshja jonë ka përmbysur gjithcka duke pasur 61 për qind të votuesve në anën e saj, teksa Rihanna ka vetëm 39 për qind të votuesve që mendojnë se ajo ka vithe më të mira.
|