Kur Athina fliste shqip para 138 vjetësh, kërkohej bashkimi i trojeve shqiptare (Foto)
Dikur në Greqi flitej më shumë gjuha shqipe. Kështu pretendohet së paku nga shumë historianë...Në Greqi dikur botohej gazeta 'Zëri i Shqipërisë''! Ky numër i kësaj gazete (i postuar më poshtë si foto), është botuar 138 vjet më parë (foto) dhe mban datën: 3 nëntor 1879...
Është padyshim një dëshmi shumë e fuqishme e pretendimeve se dikur Athina - dhe jo vetëm ajo - flisnin shqip ashtu, siç “dihet” dhe mohohet fuqishëm nga grekët, shkruan alb-observer.com!
Në nëntitullin e saj, kjo gazetë shkruan: “Gazeta e të drejtave të shqiptarëve”.
Fakti më i rëndësishëm për këtë dëshmi të pathyeshme historike ishte redaktori i saj, A. I. Kuluriotis, si një nga figurat më të shquara në shtetin fqinj dhe padyshim pjesëtar i njërit prej fiseve më të lavdishme të arvanitëve që kontribuuan për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit otoman.