Friday, July 5, 2013

Rita Ora apo Rihanna, kush ka vithet më të mira?



16:09 / 5.07.2013

E plotësuar - Tabloidi britanik, The Sun, ka hapur një sondazh interesant, që ka vënë yllin shqiptar, Rita Ora, përballë bukuroshes nga Barbados, Rihanna. Dhe, në këtë moment Rita Ora ka një avantazh prej 61 për qind ndaj Rihannas, e cila ka 39 për qind të votuesve në anën e saj. Deri në këto momente kanë votuar mbi 10 mijë persona.Nuk bëhet fjalë për një sondazh se cila prej tyre është më e mira në aspektin muzikor, por për atë se cila është më seksi.
Rubrika Bizzare në The Sun e ka hapur këtë sondazh me një artikull interesant, ku vet Rita shprehet se nuk ka vithe më të mira se sa Rihanna.
“Jam lodhur duke më krahasuar me Rihannan. Ajo është fantastike, por ne jemi shumë ndryshe”.
“Së pari, unë jam një vajzë nga lagjet e Londrës lindore dhe ajo është një vajzë ishullore. Po ashtu, vithet e saj janë më të mira se të miat”, ka theksuar Rita.
Sidoqoftë, The Sun nuk është ndarë i kënaqur dhe ka hapur një sondazh se kush ka vithet më të mira. Deri në ora 17:00 kanë votuar rreth 6000 persona, ku me 52 për qind të votuesve mendojnë se Rihanna ka vithet më të mira se Rita, e cila deri në këtë moment ka 48 për qind të votave.
Dhe, pas publikimit të raportit nga Telegrafi dhe pasi u kemi bërë thirrje shqiptarëve të votojnë Ritën në këtë konkurrs bizar, bukuroshja jonë ka përmbysur gjithcka duke pasur 61 për qind të votuesve në anën e saj, teksa Rihanna ka vetëm 39 për qind të votuesve që mendojnë se ajo ka vithe më të mira.